Juventusi do të zhvillojë kundër Fiorentinës ndeshjen e vlefshme për javën e 12 në Seria A.
Përpara këtij takimi trajneri Missimiliano Allegri ka marrë një lajm të keq.
Portieri Wojciesh Szczesny ka problem me brinjët, dhe do të jetë një mungesë e sigurt në duelin me Fiorentinën.
Do të mungojnë gjithashtu edhe Moise Kean dhe Mattia De Sciglio, të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk janë rikuperuar akoma.
Kujtojmë se Juventus në këtë sezon ka arritur të grumbullojë 15 pikë në 11 ndeshje të zhvilluara, 16 pikë më pak se dy skuadrat që kryesojnë kampionatin Napoli dhe Milan. /f.a/abcnews.al