Juventusi do i nënshtrohet një revolucioni të madh gjatë merkatës së verës, teksa drejtuesit kanë filluar që tani të mendojnë për lojtarët që duan të kenë në ekip.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë “peshkuar” në Premier League, teksa mbrojtësi brazilian i Arsenlait ka rënë në radarët e bardhezinjve.
Bëhet fjalë për Gabriel Magalhaes, me Juven që kërkon të filloj bisedimet me skuadrën angleze për të siguruar transferimin e lojtarit në Seria A.
Mbrojtësi brazilian ka luajtur 30 ndeshje në Premier League këtë sezon, madje ka arritur të shënojë edhe tre gola. /f.a/abcnews.al