Juventus për “pazar” në Firence, “bardhezinjtë” shënjestrojnë mbrojtësit e Fiorentinës

schedule11:20 - 11 Shkurt, 2023

schedule 11:20 - 11 Shkurt, 2023

Juventusi po kalon kohë të vështira. Pas problemeve me gjykatën dhe prokurorinë pas skandalit të mosdeklarimit të të ardhurave, tashmë “bardhezinjtë” duhet të mendojnë dhe për “rinovimin” e mbrojtjes, me brazilianin Bremer, i cili është i vetmi që jep garanci në mbrojtjen e “zonjës së vjetër”.

Sipas mediave italiane, Juventu ka dalë për “pazar” në Firence, ku në “radarët” e “bardhezinjve” kanë rënë 2 mbrojtës të Fiorentinës, serbi Nikola Milenkovic dhe braziliani Igor.

Milenkovic duket si mision i “pamundur” për torinezët, me serbin që ka rinovuar me “violët” deri në vitin 2027, ndërsa Igor është më i arritshëm, por nuk është në nivelin e ballkanasit, me brazilianin, të cilit kontrata i skadon në verën e vitit 2024 dhe mund të afrohet nga Juventus me një çmim të arsyeshëm. /i.m /abcnews.al