Shumë klube europiane po tentojnë të sigurojnë shërbimet e Erling Haaland, por lista është reduktuar dhe dy skuadra do të duelojnë deri në fund për shërbimet e sulmuesit të Salzburg.
Bild raporton se Juventusi ka dalë nga gara dhe e ardhmja e 19-vjeçarit është e ndarë mes Bundesligës dhe Premier League. Borussia Dortmund apo Manchester United? Dy janë mundësitë për të ardhmen e Haaland, i cili nuk dëshiron të nxitohet.
Gjiganti i sulmit po zhvillon një sezon shumë pozitiv me kampionët e Austrisë dhe deri tani ia ka dalë të gjejë plot 28 herë rrugën e rrjetës në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al

