Juventusi preferon të mbajë në skuadër Dusan Vlahovic, Gleison Bremer dhe Federico Chiesa.
Të tre lojtarët treguan interes nga Premierliga, ndërsa sulmuesi dhe anësori italian ishin gjithashtu të lidhur me Bayern Munich.
Sipas gazetarit Orazio Accomando, Juventus nuk ka plane të ndahet me asnjë nga lojtarët, por do të shqyrtojë ofertat, nëse ka. Kështu, shitjet ende nuk janë të përjashtuara.
Më herët u raportua se Juventusi është gati të shesë disa lojtarë me vlerë të lartë për të ulur kostot në një situatë të vështirë financiare. /G.D abcnews.al/