Pas largimit të Ronaldos, “ekipi bardh e zi” është në kërkim të një sulmuesi tipik numri 9.
Në merkaton e verës u afrua Kean nga Psg por ende nuk ka bindur.
Ditët e fundit është diskutuar shumë se Juventus është pranë sulmuesit serb të Fiorentinës, Vlahoviç, i cili ka treguar aftësitë e tij në krijim dhe shënim goli.
Por nëse transferimi i serbit nuk realizohet, “zonja e vjetër” do të tentojë ish-sulmuesin e Interit, Mauro Icardi. /abcnews.al/