Nga skuadra e Juventusit janë larguar lojtarë si Merih Demiral dhe Cristian Romeo. Në Torino po i kushtojnë një vëmendje të veçantë rindërtimit të repartit të mbrojtjes, dhe lojtari i preferuar është pikërisht në Seria A.
Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, po shikohet me interes nga drejtuesit e “bardh e zinjve”, i cili nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me “kuqezinjtë” për të rinovuar kontratën.
Dëshira e mbrojtësit është të vazhdojë të jetë lider i skuadrës së Milanit, por paga e lojtarit po krijon problem për rinovimin.
Aktualisht Romagnoli fiton 5.5 milion euro në sezon, ku drejtuesit e Milan i ofrojnë lojtarit ulje të pagës, ndërsa nga ana tjetër vetë mbrojtësi kërkon rritje page.
Një situatë që mund të shikojë Juventusin fitimtarë, i cili mund të përfshihet në këtë ‘operacion” për të bindur lojtarin të transferohet në Torinë. /f.a/abcnews.al