Juventus po synon të përmirësojë mesfushën e tyre në merkaton e verës. Sipas spanjolles Sport, klubi torinez po shqyrton nënshkrimin e mesfushorit Franck Kessie nga Barcelona. Në radhët e “zonjës së vjetër” besojnë se Seria A është ideale për Kessie.
Vihet re se Juventus mund të përfshijë një nga lojtarët e tyre në marrëveshjen për 26-vjeçaren Kessie.
Shtojmë se ekspertët e portalit autoritar transfermarkt e vlerësojnë Frank Kessie 28 milionë euro. Në sezonin 2022/2023, ai luajti 37 ndeshje në të cilat shënoi tre gola dhe dha tre asistime. /G.D abcnews.al/