Juventus merr vendimin përdundimtar për të ardhmen e Milik

schedule16:41 - 15 Prill, 2023

schedule 16:41 - 15 Prill, 2023

Arkadius Milik do të mbetet te Juventus deri në vitin 2026.

Sulmuesi polak, i cili është i huazuar te “Zonja e Vjetër” nga Marseja, ka rënë dakord për një marrëveshje të plotë për të luajtur për ta edhe për tre vjet të tjera.

Në fakt, sipas raportimit të gazetarit italian, Niccolo Sira, menaxheri i Milik ka qenë në Torino ditët e mëparshme për të negociuar qëndrimin e lojtarit te Juventus.

Marrëveshja mes “Bianconerëve” dhe Marsejës është mbyllur për 7 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të marrë një bonus prej dy milionë eurosh për nënshkrimin e kontratës me një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Këtë sezon, Milik ka bërë 27 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 8 herë. /G.D abcnews.al/