Juventus me plan konkret, Paratici nis sulmin për Pirlon e ardhshëm

schedule17:57 - 22 Janar, 2020

schedule 17:57 - 22 Janar, 2020

Juventus po mendon për të ardhmen dhe pas Dejan Kulusevskit është gati të sigurojë shërbimet e një tjetër talenti të kampionatit italian. Objektivi i madh është Sandro Tonali, mesfushori i Brescias. 19-vjeçari cilësohet si Pirlo i ardhshëm dhe po zhvillon sezonin e parë në Serie A.

Deri tani ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asiste, teksa tetorin e kaluar debutoi me kombëtaren italiane. Për Tonalin ka interesim nga shumë klube, por Fabio Paratici ka gati planin për të mbërritur tek ai.

Sipas medieve italiane, drejtori sportiv i Juventusit po tenton të blejë kartonin e lojtarit dhe ta lërë huazim deri në fund të sezonit te “Dallëndyshet”. E njëjta skemë që u përdor me Kulusevskin, por për të bindur presidentin Cellino nevojiten shumë milion euro. /abcnews.al

 

Sandro Tonali cilësohet si Pirlo i ardhshëm

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!