Skuadra e Juventus udhëton me mungesa të rëndësishme në transfertën e Atletiko Madrid. Dagllas Kosta dhe Miralem Pjanicc nuk janë në dispozicion të bardh e zinjve.
Juventus ka një test mjaft të vështirë të mërkurën në transfertën e Atletiko Madrid sfidë e vlefshme për grupin D.
Bardh e zinjtë synojnë fitimin e ligës së kampioneve ndërkohë që takimi me spanjollët vjen në momentin më të papërshtatshëm për kampionët e Italisë.
Në radhët e Juventusit konfirmohet mungesa e Dagllas Kostës dhe Miralem Pjanicc. Të dy lojtarët u dëmtuan në ndeshjen e fundjavës në Serie A përballë Fiorentinës.
Braziliani do të mungojë rreth një muaj dhe mund të humbas edhe ndeshjen direkte përballë Interit në datën 6 tetor.
Në dyshim për atletikon mbetet edhe Danilo i cili mund ta nis ndeshjen nga stoli ndërkohë që në krahun e djathtë të mbrojtjes mund të startojë nga minuta e parë Kuadrado.
Në orët e fundit në radhët e Juventus është lënduar edhe Higuain por nuk bëhet ende e ditur nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë apo të lehtë.
Trajneri Sarri nuk është aspak i qetë pasi duhet të menaxhojë një situatë delikate dhe me një kalendar të ngjeshur pasi Juventus do të luajë një ndeshje çdo tre ditë.
Me dëmtimin e Kostës ndaj Atletikos pritet të startoje titullar Bernardeski ndërkohë që rriten shanset edhe për Dybalen.
Për transfertën në Madrid Juventus nuk do të llogarisë dy futbollistë tepër të rëndësishëm si Mandzukicc dhe Emre Xhan të cilët janë lënë jashtë listës së champions nga trajneri Sarri.
Juventusi mund të luajë edhe për një barazim duke llogaritur që ndeshjen e kthimit ndaj Atletikos e luan në shtëpi dhe do të shfrytëzojë faktorin fushë.
Ndeshja e fundit mes italianëve dhe spanjollëve u luajt në miqësoren e verës, sfidë e cila përfundoi me fitoren e spanjollëve me rezultatin 2-1./ABC News Albania 24/7