Juventus me mungesa ndaj Ajaks

schedule23:59 - 9 Prill, 2019

schedule 23:59 - 9 Prill, 2019

Skuadra e Juventusit do të luajë ndaj Ajaks me dy mungesa të mëdha si Giorgio Chellini dhe Emre Can. Lajm i mirë për bardhezinjtë është rikthimi i Cristiano Ronaldo, i cili sipas trajnerit Allegri do të aktivizohet si titullar.

Skuadra e Juventusit do të zbresë në fushën e lojës të mërkurën në orën 21:00 në transfertën delikate të Ajaks, e vlefshme për Champions League. Bardhezinjtë nuk do ta kenë kontigjentin e plotë për shkak te dy mungesave të mëdha siç është kapiteni Giorgio Chellini dhe mesfushori Emre Can.

Gjithsesi në kampin Juventin janë të qetë pasi Cristiano Ronaldo është stërvitur normalisht me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për takimin e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Për këtë takim është grumbulluar edhe braziliani Daglas Costa, i cili rikthehet pas një mungese të gjatë. Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri hodhi dritë rreth situatës aktuale tek lojtarët dhe tha se Ronaldo do ta nisë nga minuta e parë.

“Nesër do të luajmë me një mentalitet sulmues sepse duhet të shënojmë të paktën një gol. Përmbysjet si ndaj Atletikos nuk ndodhin gjithmonë. Ronaldo do të aktivizohet nga minuta e parë. Do të mungojë Chelini dhe Emre Can, ndërsa të tjerët janë gati. Daglas Costa është rikthyer dhe ky është një lajm mjaft i mirë. Dybala është stërvitur mirë, por nuk mund të them nëse do të luajë nga minuta e parë. Rugani do ta nisë titullar. Ekipi është stërvitur mirë, por dhe Ajaksi është i rrezikshëm pasi ka eliminuar Realin dhe ka zhvilluar paraqitje të mira ndaj Bayern-it”, tha trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!