Juventus mbush arkat, Roma gati 30 milionë euro për talentin argjentinas

schedule21:56 - 24 Korrik, 2024

schedule 21:56 - 24 Korrik, 2024

Mund të konsiderohet një transferim i madh.

Pas siguruan shërbimet e francezit Enzo Le Fee në mesfushë, “Verdhekuqtë” e Roma janë hedhur në sulm për një tjetër përforcim këtë herë në repartin e sulmit, i cili është dobësuar goxha pas largimeve të Romelu Lukaku e Andrea Bellotti.

Në radarët e “Ujkonjave” të kryeqytetit ka rënë një prej talenteve të Juventus, e më konkretisht argjentinasi, Matias Soule, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me skuadrën e Frosinone, ku si i huazuar shënoi plot 11 gola e asistoi 3 të tjerë, në 36 ndeshje të Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit Fabrizio Romano, Roma ka bërë një ofertë zyrtare për “diamantin” 21-vjeçar, për kartonin e të cilit ka vendosur të derdhë plot 30 milionë euro të ndara në modulin 26 milionë euro bazë, 2 milionë bonuse të lehta dhe 2 milionë të tjera për arritje me të mëdha.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq pasi “Zonja e Vjetër” do të përfitojë edhe 10 përqind të shitjes së kartonit të tij në të ardhmen, duke e kthyer shitjen e Soule, në një lëvizje mjaft fitimprurëse. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!