Prej disa javësh tashmë, “fantazisti” anglez, Jadon Sancho nuk po kalon kohë e tij më të mirë te “djajtë” e Manchester United, teksa dihet marrëdhënia e tij e tensionuar me klubin dhe teknikun Ten Hag, marrëdhënie e cila e ka lënë prej 26 gushtit jashtë fushave të blerta.
Nga kjo krisje e raporteve dhe nga dëshira e “gjigandëve” anglezë për të larguar 23-vjeçarin nga ekipi, duket se do të përfitojnë “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët janë në kërkim të një përforcimi për repartin ofensiv gjatë merkatos së dimrit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “zonja e vjetër” duket se dëshiron të përfitojë nga dëshira e klubit anglez për të paguar totalisht pagën e lojtarit, vetëm për ta larguar atë nga “Old Trafford” dhe tashmë “gjigandëve” italianë i nevojitet dakordësia e lojtarit për të plotësuar “operacionin” në merkaton e dimrit. /i.m /abcnews.al