Juventus kërkon anësorin anglez, “Zonja e Vjetër” vihet pas “yllit” të United

schedule14:35 - 2 Korrik, 2024

schedule 14:35 - 2 Korrik, 2024

Ka potencial të madh, për të shkëlqyer, mirëpo ende nuk po e gjen vendin e duhur pë të vazhduar karrierën e tij, ku pasi dështoi të bënte emër, te “Djajtë” e Manchester United, “fantazisti” anglez, Jadon Sancho u rikthyer sërish te “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, mirëpo edhe në “Signal Iduna Park”, duket se aventura e dytë përfundoi shpejt dhe tashmë pritet të nisë një kapitull i ri.

Sipas raportimeve më të fundit më të tabloideve britanike, për kartonin e 24-vjeçarit interesohen edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, me teknikun e ri të “Zonjës së Vjetër”, Thiago Motta, i cili pritet të implementojë një skemë me tre sulmues dhe një anësor si Sancho do të ishte tejet perfekt për teknikun brazilin, mirëpo ende nuk është arritur akordi.

Për kartonin e “yllit” anglez, “Djajtë” e United nuk pranojnë më pak se një shifër mes 40 dhe 50 milionë eurove, mirëpo “specialisti” i merkatos së Juventus, Cristiano Guintoli, po punon për të gjetur formulën e duhur të transferimit të anësorit, ku nuk përjashtohet as një shkëmbim mes Sancho dhe “fantazistit” italian, Federico Chiesa. /i.m /abcnews.al