Juventus, hetimi “Prisma”/ Prokurorët depozitojnë dokumentet e fundit, më 27 mars do të mbahet seanca

schedule14:25 - 22 Mars, 2023

schedule 14:25 - 22 Mars, 2023

Të hënën më 27 mars do të mbahet seanca e parë e hetimit “Prisma” për Juventusin dhe 12 të dyshuarit, përfshirë këtu Agnellin, Nedved, Paratici dhe Arrivabene.

“Sportmediaset” nënvizon akuzat të cilat janë të ndryshme dhe variojnë nga komunikimet zyrtare të rreme deri te pengimi i mbikqyrjes, si dhe faturimit të rremë. Lëvizja e fundit nga prokurorët e Torinos Gianoglio, Bendoni dhe Santoriello ishte depozitimi i viteve të fundit.

Ndër këto janë edhe deklaratat e avokatit Luca Ferrari, avokat i Paulo Dybala i cili u dëgjua nga prokurori i Torinos javët e fundit. Gjatë intervistës, avokati konfirmoi se argjentinasi ka ende më shumë se tre milionë euro borxh në lidhje me manovrën e dytë të pagës të kryer nga Juve në periudhën e Covid 19, si dhe ka kërkuar një shumë për përgjegjësinë parakontraktore për mosrinovim, pra diferenca mes shumës së marrëveshjes që Dybala kishte arritur me bardhezinjtë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!