Sipas “SkySport”, Juventus është gati të rinovojë kontratën me Juan Cuadrado.
Kolumbiani që pas zbarkimit të tij në Torino vite më parë nuk ka zhgënjyer asnjëherë drejtuesit e klubit me performancën e tij. Një lojtar që luan totalisht në të dyja krahët e fushës, si në mbrojtje , në mesfushë apo në sulm ka treguar gjithmonë se sa vlen.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 kështu që klubi nuk do të rrezikojë për ta lënë të lirë kolumbianin por kërkon të rinovojë sa më shpejtë me të./h.ll/abcnews.al