Juventusi arriti të mposhtë pastër me rezultatin 2-0 skuadrën e Lazios.
Edhe këtë ndeshje, blerja me bujë e bardhezinjve, Cristiano Ronaldo, nuk arriti të shënonte gol.
Në fakt, lojtarët që prekën rrjetën e Strakoshës ishin Miralem Pjaniç në minutën e dhe Mario Mandzukiç në të 75-n.
Në këtë mënyrë, “Zonja e Vjetër” siguroi tre pikët e radhës, ndërsa skuadra e Inzaghit pësoi humbjen e dytë, pas asaj ndaj Napolit.
Sezonin e kaluar, Lazio ishte skuadra e parë që i shkaktoi humbjen Juventusit./abcnews.al