Juventus do Lukaku, Chelsea Vlahovic, “bardhezinjtë” propozojnë shkëmbimin e lojtarëve

schedule09:36 - 1 Gusht, 2023

schedule 09:36 - 1 Gusht, 2023

Prej disa javësh tashmë, Juventus ende nuk e ka ta qartë se çfarë dëshiron të bëjë në këtë merkato vere, teksa shpesh herë aludohet për largimet e Vlahovic e Chiesa, ndërsa herë të tjera aludohet për një shkëmbim me “blutë” e Chelsea, mes Vlahovic e Romelu Lukaku.

Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, “bardhezinjtë” nuk duan një shkëmb të thjesht me londinezët, me këta të fundit që janë goxha të interesuar për Vlahoviç, ashtu siç “zonja e vejtër” kërkon shërbimet e “bomberit” belg.

Për këtë arsye, Juventus kërkon që në rast se arrihet një marrëveshje, që përfshin shkëmbimin e sulmuesve, Chelsea të shtëojë në ofertë dhe një shumë prej 30-35 milionë eurosh, me italianët që llogarisin gjithashtu dhe diferencën prej 7 vitesh në moshë mes lojtarëve e tashmë nuk mbetet gjë tjetër veç se të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!