Mbrojtësi i djathtë i Spezias Emil Holm mund të vazhdojë karrierën në një tjetër klub italian.
Spezia nuk arriti t’i shpëtojë rënies në Serie A sezonin e kaluar, por 23-vjeçarit ka të ngjarë t’i jepet një tjetër shans për të shkëlqyer në elitë.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Juventus dhe Atalanta janë pretendentët kryesorë për Holm dhe Inter po e ndjek gjithashtu suedezin.
Emil Holm bëri 20 paraqitje në Serie A për Spezia, duke shënuar një gol dhe dy asistime. Portali Transfermarkt e vlerëson 5 milionë euro. /G.D abcnews.al/