Juventus dëshiron të heqë qafe mesfushorin Denis Zakaria, i cili aktualisht është i huazuar te Chelsea, raporton La Gazzetta dello Sport.
26-vjeçari zviceran ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Chelsea këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar një herë. Kostoja e mesfushorit, sipas portalit Transfermarkt vlen 20 milionë euro. Marrëveshja e Zakarias me Chelsea do të zgjasë deri në fund të sezonit aktual.
Zakaria iu bashkua Juventusit në dimrin e vitit 2022. /G.D abcnews.al/