Juventus “bie” në shtëpi/ “Zonja e Vjetër” dështon në Champions, Stuttgart fiton

schedule15:45 - 23 Tetor, 2024

schedule 15:45 - 23 Tetor, 2024

Juventus regjistron humbjen e parë sezonale. Sinjalet i kishte dhënë edhe më parë, por ky zhgënjim për “Zonjën e Vjetër” erdhi në Champions League.

Pas fitoreve radhazi në këtë kompeticion, skuadra e Tiago Mota u dorëzua në shtëpinë e saj 1-0 kundër Shtutgart.

Ky ishte rezultati më i drejtë për një paraqitje të dobët për juventinët, në një ndeshje ku pavarësisht humbjes lojtari më i mirë u zgjodh portiere Perin.

Ky I fundit bëri gjithçka mundi për të ndihmuar të zotët e shtëpisë dhe në pjesën e parë ja doli duke mbajtur të pandryshuar rezultatin.

Në fraksionin e dytë, Undav gjeti rrugën e rrjetës, por sistemi VAR anuloi golin për një prekje të topit me dorë.

Mbrëmja e keqe e juventinëve dha efektet në 10 minutat e fundit. Kapiteni Danilo u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhuruar rivalëve edhe një 11-metërsh.

Por nga pika e penalltisë, Milo dështoi të shënonte përballë një Perin monumental.

Gjithsesi, edhe portieri i Juventus do të dorëzohej në minutën e dytë shtesë, kur Ture do të shënonte golin e fitores për Shtutgart.

Në fund festa ishte për gjermanët. Për “Zonjën e Vjetër” mbetet humbja, që nuk kompromenton avtnurën e saj në Champions League, por gjithsesi shërben si një sinjal se Mota dhe të besuarit e tij duhet të ndryshojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!