Juventus-Benfica, vendimi i Allegrit: Ka lajme për Di Marian

schedule16:39 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:39 - 14 Shtator, 2022

Pas pak orësh Juventusi do të rikthehet në fushë, në stadium, për ndeshjen e dytë të Champions League, këtë herë do të duhet të sfidojë Benfikën. Pas disfatës ndaj PSG -së, bardhezinjve është e ndaluar të gabojnë.

Dje gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Allegri kishte bërë të ditur se Angel Di Maria ishte rikthyer në dispozicion të grupit por se ende nuk e dinte me siguri nëse do ta vendoste menjëherë, shkruan abcnews.al.

Epo pas 24 orësh, trajneri i Juventusit duket se ka vendosur, në fakt, sipas disa thashethemeve të raportuara nga SportMediaset, argjentinasi do të nisë menjëherë nga pankina. Me siguri u pa se si shkoi herën e fundit Allegri nuk dëshiron ta rrezikojë dhe më pas ta humbasë edhe një herë.

Trajneri i Juventusit me siguri do ta nisë me skemën 3-5-2 Milik-Vlahovic, i pari do të mungojë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Monzas, në mesfushë prania e Paredes, Miretti, McKennie, Cuadrado dhe Kostic,  ndërsa Bremer, Bonucci dhe Danilo në mbrojtje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!