Në konferencën për shtyp pas humbjes në Torino ndaj Benficës, trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri foli edhe për kolapsin e skuadrës së tij.
“Pas golit të dytë të shënuar nga Benfica, ndeshja ishte në dorën e tyre, ne ishim të rrënuar në nivelin psikologjik.
Futbolli të jep gjithmonë mundësinë për të bërë gjëra të reja, duhet shumë punë. Tani kemi mundësinë e kampionatit, por këto gjëra ndodhin në futboll, duhet të përballosh çdo gjë me qartësi dhe qetësi duke e ditur që nuk mund të humbasim dy ndeshje radhazi në Champions League”, është shprehur Allegri./ h.ll/abcnews.al