Juventus aktiv në merkato, “Zonja e Vjetër” fiton 30 milionë euro nga talenti argjentinas

schedule14:36 - 12 Korrik, 2024

schedule 14:36 - 12 Korrik, 2024

Pas tre afrime me goxha emër, si Michele Di Gregorio, Khephren Thuram e Douglas Luiz tashmë, “Bardhezinjtë” e Juventus kanë filluar me shitjen e lojtarëve, ku i pari që do të largohet, nga rekordmenët e futbollit italian do të jetë një prodhim akademie e më konkretisht argjentinasi, Matias Soule.

“Fantazist” latin shkëlqeu sezonin e shkuar, te skuadra e Frosinone, duke rënë kështu në “lupën” e skuadrave të Premier League, ku fillimisht ishte Crystal Palace që kërkonte shërbimet e tij, mirëpo në fund karriera e tij ka marrë një drejtim tjetër, me “Dhelprat” e Leiciester, që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e tij.

Plot 30 milionë euro derdhën në arkat e Juventus, ish-kampionët e Premier League, me 21-vjeçarin, që sezonin e kaluar zhvilloi plot 39 përballje me skuadrën e Frosinone, ku padyshim ishte ndër më të mirët e ekipit, me plot 11 gola të shënuar e tre asistimeve.

Sa i përket transferimeve të lojtarëve, ky nuk i pritet të jetë i fundit në radhës e “Zonjës së Vjetër”, me “specialistin” Guintoli dhe teknikut Thiago Motta, që kërkojnë të sjellin në Torino edhe tre “yje” të tjerë, Teun Koopmeiners, Jadon Sancho e Jean-Clair Todibo, teksa mes të larguarve pritet të jenë edhe McKennie, Filip Kostic, Arkadiusz Milik, Rugani, De Scigli e Arthur. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!