Juventusi po mundohet të mbyllë dy operacione në merkato. I pari lidhet me mesfushorin Leandro Paredes, me të cilin ka arritur marrëveshjen.
Tashmë klubi nga Torino duhet të bindë PSG-në, për transferimin e argjentinasit. Fillimisht Juventusi duhet të shesë Rabiot ose Arthur.
Ccështja tjetër për t’u zgjidhur është ajo e Moise Kean. Klubi italian e ka ofruar atë te Nice në Ligue 1, me shpresën që do e shesë.
Kean është huazuar për dy vite te Juventusi nga Everton dhe ka një klauzolë që i detyron italianët ta blejnë për 28 milionë euro. / abcnews.al