Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, që ishte programuar për tu zhvilluar ditën e djeshme nuk u zhvillua për shkak të Coronovirusit. Takimi i dytë për Kupën e Italisë ende nuk dihet se kur do të zhvillohet, ndërkohë që Federata Italiane vendosi që takimet e Seria A të zhvillohen pa tifozë deri në datën 3 prill.
Ditën e djeshme çdo gjë ishte gati në “Allianz Stadium” për të parë se kush do kalonte në finalen e Kupës. Kuqezinjtë udhëtuan drejt Torinos të hënën dhe ishin gati për përballjen. Madje dhe ushqimet që do të shërbeheshin në stadium ishin bërë gati nga klubi torinez. Por, më pas erdhi dhe njoftimi nga Federata dhe ndeshja nuk u zhvillua.
Pak minuta më parë, Juventusi pati një reagim për sa i përket mos zhvillimit të ndeshjes. Me anë të një postimi në “Twitter”, bardhezinjtë njoftojnë se ushqimi i përgatitur nuk do të shkojë dëm. Ata kanë vendosur që të gjitha përgatitjet të shkojnë për personat në nevojë. Një gjest shumë i bukur ky nga klubi italian, në një moment jo shumë të mirë për popullin italian. /abcnews.al
The food prepared for yesterday’s postponed Juve-Milan match at Allianz Stadium has not gone to waste. ??
It has been donated for those in need ➡️https://t.co/u7Z3yv7UsJ pic.twitter.com/F92GFxz8RN
— JuventusFC (@juventusfcen) March 5, 2020