Juventusi rikthen Moise Kean në Torino. Pas largimit të Ronaldos, në Torino nisën menjëherë kërkimet për një sulmues dhe arritën shpejt marrëveshjen me Everton.
Fabrizio Romano dhe mediet kryesore italiane bëjnë me dije se ka marrëveshje për gjithçka dhe Moise Kean do zbarkojë nesër në Torino për vizitat mjekësore.
Transferimi do të finalizohet me formën e huazimit me detyrim blerje për rreh 20 milionë euro. Edhe vetë lojtari ka gjetur akordin me Juventusin. /abcnews.al