Nga Leontina Nika
Pas një përpjekje disa vjeçare pranohet nga Tirana zyrtare vepra voluminoze e historianit e gazetari të njohur Jusuf Buxhovit. Historia e Kosovës në 8 vëllime me mbi 5 mijë faqe, trajton historinë e Shqipërisë, ku si kryefjalë Buxhovi vë Dardaninë.
“Historia e Kosovës është historia e Dardanisë. Dardania është pjesa më e rëndësishme e iliro- dardan. Ëshë një qendër e cila ka mbajtur gadishullin ilirik, si nëj faktor të rëndësishëm që ka ndihmuar edhe pjesë të tjera”
Buxhovi thotë se që në shekullin e 19 kemi dy lëvizje paralele për Dardaninë, nga njëra anë serbët duan përvetësimin dhe shqiptarët kthimin në gjenezë.
“Që nga shekulli i 19 kemi dy lëvizje paralele në këtë drejtim, përvetësimin e “Dardanisë “dhe kthimin e Dardanisë në gjenezë “
Që në hapat e parë të shfaqjes së shtetit shqiptar në vitin 1881 duhet të kemi parasysh tre elementë të rëndësishëm që lidhen me Dardaninë. Mbështetja e shqiptarëve në dardani ka rëndësi edhe për politikën e sotme thekson studiuesi.
Reflektimi i historisë mbi rolin e Rashkës, përvetësuar nga serbët, është domosdoshmëri për Jusuf Buxhovin. Rishqyrtimi i historisë është koncepti i duhur për shqiptarët e cila është e mbushur ende me koncepte ideologjike thekson Buxhovi.
Studiuesi është i mendimit se rishkrimi i historisë nga institucionet zyrtare të Shqipërisë dhe Prishtinës, është thuajse i pa mundur, pasi janë të njëjtit historian që janë kthyer në militant politik.
“Historia e Shqipërisë nuk mund të shkruhet nga studiues që janë kthyer në militant politik”
Historiani është kritik ndaj politikës shqiptare. Ai thotë se që nga 1912, ka luftuar kundër shtetit.
Ballkanin e hapur në kushtet aktuale, ai e sheh problematik. Nëse përfshihen të gjithë vendet e ballkanit dhe Serbia njeh Kosovën, mund të përkthehet në paradhomën e BE- së. Shkrimtari dhe historinai i njohur për realizmin e kësaj vepre ka punuar plot 30 vite duke shfrytëzuar arkiva të ndryshme, por kryesisht ato gjermane, ku ai ka punuar edhe si gazetar ./abcnews.al/