Këngëtari i njohur, Justin Timberlake feston sot 40-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel i ka dedikuar një urim të veçantë në këtë përvjetor të këngëtarit.
Ajo ka postuar disa fotografi dhe krahas tyre ka shkruar: “Nuk ka njeri tjetër me të cilin argëtohem më shumë, qesh më shumë, ndjej më tepër apo kam kaq shumë ndodhi. Të uroj një vit sa më kreativ dhe përmbushës. Gëzuar 40-vjetorin, dashuria ime”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se çifti janë bërë prindër për herë të dytë këtë muaj. Biel solli në jetë një tjetër djal, Phineas-it, pas Silas-it, i cili erdhi në jetë në prill të 2015-ës. /abcnews.al