Dokumentari “Framing Britney Spears” mbi jetën e yllit të pop-it, ka risjellë në vëmendje ndarjen e bujshme të saj me Justin Timberlake. Marrë shkas nga dokumentari, fansat kërkojnë që Timberlake t’i kërkojë falje këngëtares për mënyrën se si e trajtoi ndarjen e tyre.
Dokumentari eksploron anën e errët të famës së 39-vjeçares, nga fillesat e karrierës deri tek babai i saj, mbi rolin që mbajti prej 13 vitesh si kujdestar i pasurisë të së bijës. Kanë qenë të shumtë fansat, të cilët kanë akuzuar Timberlake se kishte dorë mbi njollosjen e imazhit të Britney-t pas ndarjes në 2002, por gjithashtu kanë sulmuar dhe gazetaren Diane Sawyer.
Fansat e lidhin këtë me këngën e famshme të Justin, “Cry me a river”, në të cilën e akuzonte ish-in e tij për tradhti. Dhe ndërsa Britney Britney kishte vazhduar të pohonte publikisht se ishte ende e virgjër, Justin sugjeroi të kundërtën në intervistat pas ndarjes. Në një çast, Britney u pa si përgjegjëse për ndarjen dhe madje gazetarja e pyeti: “Çfarë bëre?”
Në vitin 2003, gazetarja do të shprehej se “nëse do të kisha mundësi për ta qëlluar me shuplakë Britney Spears, mendoj se do ta bëja“, një reagim për të cilin më pas kërkoi falje publike. Ajo justifikoi deklaratën e saj duke thënë se reagimi erdhi prej rrobave ekstravagante të saj dhe se ishte një ndikim i keq për fëmijët. /abcnews.al