Justin Bieber duket se është tepër mbrojtës për Billie Eilish. Në një intervistë për Zane Lowe në Apple Music, Justin u emocionua kur foli për marrëdhënien e tij me Billie-n, të cilën e quajti një “superstar”.
“Padyshim që dua ta mbroj. Ishte e vështirë për mua të isha aq i ri në industrinë e muzikës duke mos ditur se ku të drejtohesha, ndërkohë që të gjithë më thonin që më mbështesin, e më pas më kthenin shpinën në sekondë. Po, është e vështirë dhe dua që ajo ta dijë se mund të mbështetet tek unë. Nuk mund ta detyroj, duhet të jetë diçka e natyrshme.”
Më pas, përlotet dhe shton:
“Thjesht dua ta mbroj. Nuk dua që ajo të kalojë gjithçka që kalova unë. Nuk ia dëshiroj askujt. Pra, nëse ndonjëherë ka nevojë për mua, jam thjesht një telefonatë larg .”/abcnews.al

