Justin Bieber jep lajmin e madh, rikthehet në 2020

schedule15:41 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 15:41 - 25 Dhjetor, 2019

Justin Bieber u ka bërë një dhuratë fansave për Krishtlindje, duke konfirmuar se do të bëjë një rikthim të madh në vitin 2020.

Ylli kanadez i popit zgjodhi 24 dhjetorin për të njoftuar se do të nxjerrë në treg një këngë të re, të titulluar Yummy, më 3 janar. Më pas kënga do shoqërohet një album të pestë që nuk është emëruar ende.

25-vjeçari gjithashtu zbuloi se do të udhëtojë në SHBA dhe vendlindjen e tij në mes të majit dhe shtatorit për të bërë një tur muzikor.

Këngëtari njoftoi se do të shfaqet edhe në një dokumentar të ri.

Bieber hoqi një pushim të gjatë nga muzika në vitin 2017 pasi anuloi 14 datat e fundit të turneut të tij “Purpose World Tour”. Një paraqitje e tij me Ariana Grande në Coachella në prill, çoi në spekulime se ai mund të ishte gati të kthehej me një material të ri solo. “Ne nuk jemi perfekt,”- tha ai në një video të publikuar.

“E kaluara ime, gabimet e mia, të gjitha gjërat që kam kaluar … Unë besoj se jam aty ku duhej të isha dhe Zoti më ka sjellë aty ku Ai dëshiron që unë të jem.” Në fillim të këtij viti, Justin foli për betejat e tij me përdorimin e drogës dhe depresionin në një ese emocionale, ku e përshkroi veten si “personi më i urryer në botë”. “Ndjehem sikur ky album do jetë shumë i ndryshëm nga albumet e mëparshme vetëm për shkak të gjendjes ku ndodhem,”- vazhdoi në video. “Jam i emocionuar që do e performoj dhe do i bëj tur. Të gjithë kemi histori të ndryshme dhe unë jam i lumtur që po e ndaj me ju. Muzika është ajo që kam dashur më shumë se gjithçka.”

Bieber fitoi për famë kur ishte adoleshent pasi kapi vëmendjen e menaxherit Scooter Braun me këngët version audio të publikuara në internet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!