Azizaj: Deklaratat e Metës nuk janë të rastësishme

schedule21:15 - 22 Maj, 2019

schedule 21:15 - 22 Maj, 2019

Juristi Sokol Azizaj i ftuar në “Byro Poltike”, ka folur për deklaratat që bëri sot Meta për mënyrën se si po ecën procesi i reformës në drejtësi. Juristi u shpreh se reagimi i Presidentit duhet lexuar në dy dimensione.

“Duhet thënë me pak fjalë dhe kam përshtypjen që deklarimet e Presidentit të Republikës duhen parë në dy dimensione: Dimensioni i parë është se për shkak të detyrimit kushtetues Presidenti mund të bëjë një deklaratë të karakterit publik edhe brenda institucioneve publike si Parlamenti. Kuvendi për të thënë të vërtetën sot ka mare pamje njëngjyrëshe. Dhe çdo lloj deklarate e Presidentit në një Kuvend i cili është njëngjyrësh nuk do të kishte marrë përmasa dhe sensibilitetin e asaj çka ne konstatojmë dhe diskutojmë sot. Dhe momenti i dytë është se Presidenti të gjithë deklaratën e tij, e ka si pjesë të gjithë aktivitetit prej tre vjetësh, ose asaj çka ai ka grumbulluar dhe akumuluar në raport me atë se çka qëndron pas reformës në drejtësi. Me atë çka në mënyrë të përhershme politikanët, pse jo edhe Kryeministri kanë motivuar atë që thotë reforma në drejtësi. Nëse ju i referoheni kujtesë historike të këtyre tre viteve, që nga momenti i konceptimit të reformës një nga momentet që është thënë dukshëm por pa e përmendur ka qenë që Meta është thelbi i gjithë akumulimit të perceptimit negativ për drejtësinë. Kjo do të thotë se nëse drejtësia do të këtë një pasojë pozitive është figura e Metës. Normalisht kjo ka sjellë sensibilitetin e duhur tek ai që sot për shkak të marrëveshjes ka ardhur si President i Republikës. Në këto kushte unë mendoj se nuk janë fare të rastësishme deklarimet e tij”, tha Sokol Azizaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!