Juridiku “humb kurorën”/ Nuk renditet mes degëve më të preferuara, mbeten kuota bosh

schedule15:22 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:22 - 16 Shtator, 2024

Në universitete ka mbaruar raundi i parë i regjistrimeve, ku mbi 16 mijë maturantë kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Edhe këtë vit vihet re një orientim i të rinjve drejt tregut të punës.

Nëse dikur drejtesia ishte një nga programet më të kërkuara, aktualisht kjo degë se bashku me degët e ekonomisë renditet në vendin e tretë, ku në raundin e parë janë ezuauruar 85% të kuotave, ndryshe nga mjekësia që u plotësua 100% që në ditët e para të hapjes së regjistrimeve.

Pritet që këto programe në universitetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë të ezaurohen në raundin e dytë, ku kanë mbetur bosh dhe rreth 15% të kuotave.

“Ka akoma kuota të lira, këshillohen maturantët të aplikojnë. Ka ndryshuar trendi. Duke qenë se degët e shkencave mjekësore mundësojnë punësim më të shpejtë, apo informatika që të jep mundësi edhe brenda edhe jashtë vendit. Megjithatë tregu do të ketë gjithmonë nevojë për juristë dhe ekonomistë.”

Për shkak të kërkesës së lartë të viteve të fundit, këtë vit të ri akademik, Universiteti i Mjekësisë u detyrua të shtojë 76 kuota.

“Kemi ezaurimin e plotë të mjekësisë, por edhe degët e tjera si farmacia dhe stomatologjia.”

Inxhinieritë kompjuterike dhe teknkologjia e Informacionit, të cilësuar si profesionet e së ardhmes, renditen në vendin e dytë për numrin e lartë të kërkesave.

“Kemi informatikën ekonomike te universiteti i tiranës të ezauruar, dhe programe të tjera. Por këtë vit janë plotësuar edhe deget me konkurse, arkitektura dhe dizajni.”

Sipas kreut të rrjetit akademik shqiptar, risi për këtë vit ishin programet 2 vjecare me një numër të lartë regjistrimesh. Këto programe iu mundësojnë të rinjve daljen më të shpejtë në tregun e punës. Ndërkaq, degët prioritare kryesisht të universitetit bujqësor dhe mësuesitë kanë pasur një rritje të interesit.

“Degët e mësuesisë, që janë në fusha të mdryshme, gjuhësisë apo shkencave ekzakte, duke qenë se në këto degë është hequr mesatarja 7.5, pra maturantët mund të regjistrohen me 6.5, por për masterin iu duhet mesatarja 7.5. kemi një interes më të lartë për fizikën.”

Rreth 3700 maturantë do të mund të bëjnë zgjedhjet e tyre në programet ku kanë mbetur kuota bosh në raundin e dytë nga data 19 deri në 21 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!