Hellas Verona po i befason të gjithë. Të mposhtësh Juventusin me përmbysje tregon shumë dhe për këtë duhet të kesh edhe cilësi. Në pak ditë ata kanë barazuar me Milanin dhe Lazion, ndërkohë që me bardhezinjtë dolën sërish me kokën lart dhe këtë herë me pikët e plota.
Ivan Juric, pas ndeshjes me Juventusin foli për DAZN dhe pati elozhe për gjithë skuadrën. Sigurisht fjalë të mira në veçanti për Marash Kumbullën, i cili festoi edhe 20 vjetorin e lindjes sot. VAR i anuloi një gol, por nuk ia prishi festën.
“Ka shërbyer veçanërisht zemra. Djemtë ishin të lodhur, por shkuan më tej. Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në 30 minutat e para, por nuk ishim shumë konkretë.
Ia dolëm ta përmbysim, pa u dorëzuar kurrë. Sot isha i lumtur, i kënaqur për djemtë. Donim të bënim diçka të mirë, nuk e mendonim të ecnim kaq mirë me kaq shumë lojtarë të rinj.
Kumbulla zhvilloi një ndeshje fantastike. Deri tani funksionon gjithçka në mënyrë perfekte. Pazzini? Është gjithnjë vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për ne. U fut shumë mirë dhe prania e tij i jep një ndihmë të madhe skuadrës”, deklaroi Juric. /abcnews.al