Juria e Panairit të Librit nderon Betim Muçon pas vdekjes

schedule16:44 - 18 Nëntor, 2017

schedule 16:44 - 18 Nëntor, 2017

Juria e panirit te 20 te librit  vlereson si  vepren me te mire  romanin e fundit te shkrimtarir Betim Muco “ Yjet jane fare prane”. Ajo c’ka e bent e vecante keet veper eshte stili dhe gjuha e vecante, por nga ana tjeter shkrimtari ka punuar deri  para  pak oreve  pasi tye ndahej nga jeta.

Romani “Yjet  janë fare pranë” është vepra e fundit e shkruar në të gjallë nga shkrimtari Betim Muço, e cila vlerësohet nga juria e panairit si vepra letrare më e mirë e vitit.

Çmimi u tërhoq nga e motra Tefta Muço e cila e emocionuar  vlerëson këtë nderim, por ajo do dëshironte që t’i vinte në të gjallë.

Ajo thotë se vepra  mund të quhet e mbaruar, pasi  vetëm pak faqe nga fundi mungojnë, pasi shkrimtari u largua dy vite më parë nga jeta në mënyrë të pa pritur. Dhe përmes 11 kapitujve dhe letrës drejtuar Hamletit del qartë dhe fundi.

Panairi i Librit, që ka nisur më 15 nëntor, ka mbyllur zyrtarisht aktivitetet e tij, ndërsa shitja e librave do të vijojë edhe të dielën. Ditën e sotme u ndanë çmimet e Panairit të Librit Tirana 2017, ku autorët me veprat më të mira u shpallën:

Betim Muço fiton çmimin për veprën letrare më të mirë

Fitues i Letërsisë studimore u shpall Agron Alibali për veprën “Faik Konica”

Fituesi i Letërsisë origjinale artistike për fëmijë u shpall Persida Asllani për librin “Unë jam Musine Kokalari”

“Fituese në fushën e përkthimit u shpall Diana Çuli, për veprën “Lumturia e pritjes” të Carmina V./abcnews

https://youtu.be/30uJRKXZ5xU