Jurgeni i ka bërë një dhuratë të mirë vetes në prag të festave të fundvitit. Ai ishte konkurrenti i radhës në “gameshow” e mbrëmjes në ABC “Kutia 21”.
I riu që punon si radio host erdhi në ekran nga ana tjetër e kamerave, kësaj here për të provuar fatin.
Ai zgjodhi të mbajë kutinë deri në fund por në ofertën e fundit u tundua dhe zgjodhi ofertën prej 390 eurosh.
Zgjedhja e tij ishte e duhura pasi në kuti Jurgeni kishte 200 euro ndërsa shuma prej 700 eurosh ishte në një nga kutitë përballë tij. m.v/Abcnews.al