Trajneri i njohur Jurgen Veizi ishte i ftuar në emisionin “Nuk është karantinë” me moderatorin Eni Shehu ku sqaroi disa të vërteta dhe mite që qarkullojnë rreth stërvitjes në palestër. Ai shpjegoi nëse duhet apo jo të konsumojmë mëngjes përpara nisjes së aktivitetit fizik.
“Unë personalisht këshilloj një stërvitje ose të kesh ngrënë diçka të lehtë përpara, 90 minuta përpara ose një orë stërvitjes apo dhe esëll për pjesën e kardios. Eksperimenti që kam bërë me veten ka rezultuar se jam më energjik kur jam esëll, sepse gjaku përqendrohet tek muskujt dhe nuk rrin në aparatin tretës që kërkon shumë gjak. Ky është një mendim personal por që shumicës së klientëve iu rekomandoj të konsumojnë diçka të lehtë.“, u shpreh Jurgeni.
A duhet të bëjmë stretching apo kardio përpara stërvitjes? Veizi u shpreh: “Si fillim këshilloj kardio, 10 minuta kardio të lehtë sa për të ngrohur trupin dhe më pas lëvizje dinamike dhe lëvizje me pesha të vogla për të stërvitur muskujt e vegjël dhe përgatitesh për stërvitje.” /abcnews.al