Jurgen Klopp ka lartësuar golin magjik të Mohamed Salahu kundër Manchester City si gol të klasit botëror, i cili do të mbahet në mend edhe pas gjysmë shekulli.
Sulmuesi egjiptian e dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e City para se ta mposhte Edersonin me një goditje me të djathtën për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit në Anfield.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit Klopp tha: “Nuk është goli i parë që Salah e shënon kështu. Mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ka shënuar gola të ngjashëm si ky. Por ishte gol i klasit botëror. Çfarë lojtari është ai!”
“Ky klub nuk harron kurrë asgjë dhe njerëzit do të flasin për këtë gol për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe pas 50 vjetëve kur ta kujtojnë këtë ndeshje”, shtoi ai. /abcnews.al/