Junta e Nigerit denoncon “veprimet mashtruese” të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

schedule09:13 - 23 Shtator, 2023

schedule 09:13 - 23 Shtator, 2023

Puçistët që morën pushtetin në Niger në fund të korrikut denoncuan të premten “veprimet mashtruese” të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, të cilin ata e akuzojnë për “pengim” të përfaqësimit të tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Zoti Guterres doli nga detyrat e tij duke penguar përfaqësimin e Nigerit në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në deklaratën përkatëse të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!