Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juncker në Serbi: Zgjidhni problemet me fqinjët

schedule22:04 - 26 Shkurt, 2018

schedule 22:04 - 26 Shkurt, 2018

Gjatë ndalesës në Beograd, presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se i takon Prishtinës dhe Beogradit të vendosin për fatin e tyre dhe jo Brukselit. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe presidenti serb, Vuçiç.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se vendeve të Ballkanit u ofrohet stabilitet, andaj gjërat që destablizojnë duhet zgjidhur para se të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Ai ka lavdëruar Serbinë, por ka përmendur se problemi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet mes Prishtinës dhe Beogradit pa thënë se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja e re në Bruksel.

Jean-Claud Juncker, President i Komisioni Europian: “Vendet që duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian duhen inkurajuar, por problemet në Ballkan duhen zgjidhur para anetaresimit në BE. Marrëveshja me Kosovën duhet arritur dhe ne do të jemi ndërmjetësues. Por nuk do të themi se cili duhet të jetë karakteri i marrëveshjes. Brukseli dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se duhet lënë mitet anash dhe se BE-ja është përspektivë ekonomike për Serbinë. Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të thoshte mbyllje të një koflikti edhe me shqiptarët.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Kosova është pyetja më e rëndë për ne, por unë do t’u them të vërtetën; kjo është një pyetje për të gjithë ne dhe të ardhmen tonë. Nëse nuk e gjejmë nje zgjidhje kompromisi për të dy palët, do të mbetemi në të shkuarën”.

Juncker ka thënë se viti 2025 si datë integrimi për Serbinë është inkurajim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!