Juncker: Nacionalistët dhe populistët mund të nxisin luftë

schedule16:59 - 20 Korrik, 2018

schedule 16:59 - 20 Korrik, 2018

Gjatë konferencës së tij për shtyp në Madrid, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u shpreh se nacionalizmi dhe populizmi shkaktojnë luftëra.

Nacionalizmat dhe populizmat çojnë drejt një verbërie totale. Ishte ky thelbi i fjalimit të Jean-Claude Juncker në Madrid për perspektivat e reja për të ardhmen e Europës.

Presidenti i Komisionit Europian, i cili foli dhe për progreset e bëra nga kontinenti i vjetër dhe nga ekonomia europiane, foli shumë ashpër për atë që e konsideroi një dobësi të rrezikshme.

Juncker u shpreh se prej disa vitesh po ndodh një fenomen i rrezikshëm. Rikthimi i nacionalizmit, refuzimi për të parë të tjerët me sytë që shohim veten, theksoi ai.

Në konferencën për shtyp Juncker sqaroi se kjo është një tendencë e rrezikshme që ushqen populizmin dhe populizmi i gërshetuar me nacionalizmin ushqen luftërat, ashtu si shprehej dhe Miteron në fjalën e mbajtur në Parlamentin Europian.

Më pas Juncker lavdëroi Spanjën për pritjen që i ka bërë emigrantëve, duke dënuar njëkohësisht vendet që kanë mbyllur dyert ndaj të tjerëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!