Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtëme, Federica Mogherini do të vizitojnë Shqipërinë në 25 shkurt në sajë të një turi ballkanik. Në qendër të diskutimeve gjatë vizitës, pritet të jetë çështja e hapjes së negociatave të anëtarësimit.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtëme, Federica Mogherini dhe Eurokomisionerin për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, do të vizitojë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nga 25 deri në 28 shkurt. Ndonëse axhenda e presidenti Juncker nuk është finalizuar ende, burimet e Komisionit Europian bëjnë të ditur për ABC News, se ai pritet të mbërrijë në Shqipëri në mbrëmjen e 25 shkurtit. Sipas kryezëdhënësit të Komisionit Europian, mesazhi kryesor i vizitës së presidentit Juncker në Ballkan është diskutimi me klasën politike dhe shoqërinë civile në Ballkan i strategjisë së Komisionit Europian për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit para samitit të Sofjes së 17 majit.
Margaritis Schinas, Kryezëdhënësi i Komisionit Europian: “Mesazhi kryesor i vizitës së presidentit Juncker është esenca e strategjisë së Komisionit Europian të 6 shkurtit për qasjen e Bashkimit Europian ndaj rajonit të Ballkanit jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike të rajonit, por edhe idhur me 6 prioritetet specifike ku mbështetet kjo strategji. Do tê jetë një oportunitet për presidentni Juncker të biseojë me liderët vendit, klasën politike dhe shoqërinë civile për t’ju shpjeguar strategjinë tonë. Ky êshtë njê moment i rêndësisshëm, pasi të gjithë liderët do të mblidhen më pas së bashku me presidentin Juncker dhe kryeministrin bullgar Borisov në samitin e Sofies të 17 majit.
Presidenti Juncker e fillon vizitën e tij me Maqedoninë dhe Shqipërinë, por Komisioni Europian nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në përgjigjen për ABC Neës, nëse presidenti i ekzekutivit europian do të anonçojë në Shkup dhe Tiranë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me dy vendet.
Margaritis Schinas; Kryezëdhënësi i Komisionit Europian: “Nuk do të spekulloj për asnjë aktivitet që do të ndodhë gjatë turit tê presidenti Juncker në Ballkan. Mendoj, se mesazhet tona përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shpjeguar qartë në komunikimin tonë të 6 shkurtit. Mendoj, se perspektiva e një angazhimi për një zgjerimi të besueshëm është e përfshirë në strategjinë tonë në kontekstin e duhur dhe sekuencat e duhura. Nuk do të shkoja përtej strategjisë së 6 shkurtit”.
Presidenti Juncker do të përfundojë vizitën e tij në Ballkan me vizitën në Sofje,ku ai do të diskutojë me presidencën bullgare shkëmbimet me klasën politike që ai do ketë në çdo vend të rajonit.
/abcnews.al