Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juncker i drejtohet Conte-s: Për emigrantët keni të drejtë

schedule12:42 - 20 Korrik, 2018

schedule 12:42 - 20 Korrik, 2018

Komisioni Europian ka shprehur mbështetjen për qeverinë italiane lidhur me çështjen e emigrantëve. Megjithatë thekson nevojën e vazhdimit të operacioneve të shpëtimit dhe shpërndarjen e emigrantëve në vende të BE-së.

“Italia ngre zërin prej kohësh dhe me të drejtë, për një bashkëpunim rajonal për zbarkimet. Zhvillimet e fundjavës kanë treguar një sens të shpërndarë solidariteti nga ana e shteteve anëtare”.

Këtë e thotë presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker, në një letër dërguar kryeministrit Italian Giuseppe Conte.

“Megjithatë, – vijon ai,– këto zgjidhje ad hoc nuk paraqesin një mënyrë procedimi të vazhdueshme”.

Duke iu përgjigjur Italisë, Juncker shton se Komisioni Europian është i gatshëm të zhvillojë plotësisht funksionin e koordinatorit të celulës së krizës për çështjen e emigrantëve, të propozuar nga kryeministri Conte. Por kjo duhet të ndodhë vetëm si etapë në drejtim të një kuadri më të qëndrueshëm.

Presidenti i Komisionit Europian ndër të tjera nënvizon se BE nuk ka kompetencën për të përcaktuar vendin apo portin e sigurtë për ta përdorur për zbarkime pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në det. Gjithashtu nënvizon nevojë që këto lloj operacionesh të vijojnë pasi kështu përcaktohet në ligjet ndërkombëtare.

Reagimi i Juncker vjen pasi Italia informoi se nuk do të jetë më një vend ku emigrantët zbarkohen më mënyrë automatike. Ky vendim i qeverisë së Romës shqetësoi pa masë vendet e tjera anëtare të BE-së. Ndërkohë, për këtë çështje ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

“Objektivi jonë është që të shpëtojmë sa më shumë jetë njerzore, duke bërë më pak nisje të mundshme. Por nuk do të hapim absolutisht portet”, u shpreh ai.

Ndërsa për letrën e Juncker u shpreh shumë i kënaqur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!