Juncker: Europianët nuk duhet të mbajnë më leksione për vendet e tjera

schedule15:20 - 6 Qershor, 2018

schedule 15:20 - 6 Qershor, 2018

Europianët duhet të kuptojnë se janë vetëm një pjesë e vogël dhe e dobët e universit dhe jo shefat e botës. Ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Komisionit Europian Zhan Klod Junker në ceremoninë e hapjes së ditëve të zhvillimit europian në Bruksel. 

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker bëri apel që europianët të kërkojnë një partnership të barabartë me vendt e tjera. Duke folur në ceremoninë e hapjes së ditëve të zhvillimit europian në Bruksel, Junker u shpreh se europianët nuk duhet më të mbajnë leksione të tjerëve. Më tej ai shtoi se situata nëpër botë aktualisht nuk është e mirë dhe Bashkimi Europian duhet të përpiqet që të luajë rolin e tij në skenën ndërkombëtare.

Duke theksuar rëndësinë e multilaterizmit për një bashkëekzistencë paqësore mes njerëzve, Junker shtoi se tëgjithë duhet të bëjnë dicka.

Në muajin prill të këtij viti Junker ishte shprehur se europianët shpesh mendojnë se janë shefat e botës dhe harrojnë se janë vetëm një pjesë e vogël dhe e dobët e universit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!