Mund të thuhet se janë skuadra për t’u mundur nga gjithëkushë këtë sezon, teksa po arrijnë të regjistrojnë ndeshje pas ndeshje rezultate tejet pozitive dhe duket se sekreti i fitoreve të “Zikaltërve” të Inter ndoshta qëndron në fazën mbrojtëse dhe në aftësitë e Yann Sommer, i aftë për ta mbajtur të mbyllur portën e djemve të Simone Inzaghi.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe “heroi” i tripletës “zikaltër”, Julio Cesar, me “gardianin” brazilian të portës, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane, “La Gazzetta dello Sport”, teksa u shpreh se ishte i befasuar nga ajo që portieri zviceran ka bërë deri më tani.
“Unë jam i sinqertë, nuk e prisja një Sommer të tillë. Ai më befasoi në një mënyrë pozitive, është i sigurt. Erdhi pas Onana, një portier që kishte ndryshuar ‘Zikaltërit’ me mënyrën e nisjes së aksioneve që nga zona.Sommer mori vendi i tij me thjeshtësi, në fund të fundit, nuk është rastësi që luajti të Bayern. Neuer nuk mund ta zëvendësojnë të gjithë.
Për shkak të cilësive që ka, Sommer ka rënë vonë në sy: në futboll ndodh, ose ndoshta ai thjesht nuk e është vlerësuar si duhet. Mbrojtja e Interit është një ‘mur’ dhe zbaton në mënyrë të përsosur një sistem loje që e lejon të rrezikojë pak, por cilësia e një portieri qëndron në aftësinë për të qëndruar i fokusuar dhe për të qenë gati kur ai do të marrë goditje.
Do të ndodhë disa herë, por do të ndodhë, dhe aty rrezikon jetën tënde. Mourinho më shihte në sy para ndeshjeve dhe më jepte energjinë e duhur, duke më thënë: Kam nevojë për dy ndërhyrje, jo më shumë”,- u shpreh gjatë intervistës për prestigjiozen italian, “gardiani”, i cili ishte pjesë e skuadrës që fitoi tripletën legjendare me “Zikaltërit” e Inter. /i.m /abcnews.al