Ish-portieri i Interit, Julio Cesar, ka folur mbrëmë për situatën që po kalojnë zikaltërit, ndeshjen derbi kundër Milanit, titullin kampion në Serie A dhe trajnerin e ri, Antonio Conte. Në fjalën e tij, ish-gardiani brazilian tha:
DERBI – “Pashë një Inter të bukur, të ashpër dhe të organizuar. Milani më pak. Puna e Conte po del e shkëlqyeshme. Ai është një teknik që të merr maksimumin dhe lojtarët duket se e kanë kuptuar atë”.
TITULLI – “Pas 8 vitesh mungesë, do të ishte sezoni i duhur. Shumë kishin dyshime për Conten, ndoshta për shkak të së kaluarës, ku ka drejtuar Juventusin. Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm dhe fanella nuk ka asnjë lidhje me të”.
HANDANOVIÇ – “Handa është një nga tre portierët më të mirë në botë. Fakti që Interi nuk eci shumë në Champions i kushtoi shumë, pasi mund të ishte edhe ai në skenë me emra si Ter Stegen e Alisson”./abcnews.al