Julian Ahmataj rikthehet të flasë: Nuk e kam hedhur në gjyq Tiranën

schedule13:40 - 21 Janar, 2020

schedule 13:40 - 21 Janar, 2020

Julian Ahmataj u shkarkua nga Tirana pas humbjes me Kukësin, ndërkohë që trajneri është kthyer në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Gjatë emisionit, në një diskutim në lidhje me gjyqet në FSHF, ai u shpreh:

“Nuk është e vërtetë që e kam dërguar  Tiranën në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve”, u shpreh Ahmataj, i cili hodhi poshtë lajmet se ka paditur bardheblutë, ndërkohë që tregon se as që ka biseduar për pjesën e pagesave me drejtuesit e Tiranës.

Sa i takon çështjes me Luftëtarin, Ahmataj është shprehur se e ka fituar gjyqin. “Me Luftëtarin e kam fituar gjyqin, normalisht. Kam punuar për ato para”, u shpreh mes të tjerash Ahmataj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!