E përjetoi mirë përjashtimin nga nominimet e Emmy Awards 2019 aktorja Julia Roberts. Përjashtimi nga nominimet për çmimin më të lartë të dhënë për seritë televizive, nuk e ka thyer atë. Aktorja e bukur dhe e talentuar, protagoniste në “Homecoming”, në Amazon Prime Video, në fakt ka ripostuar në Instagram fotografinë e një artikulli, në të cilin nominohen kandidatë të tjerë “të larguar”: “Epo, më në fund jam në një shoqëri të mirë …” ironizon ajo.
Çmimet do të jepen më 23 shtator në Los Angeles, por midis kandidatëve nuk do të ketë shumë emra të shkëlqyera, përveç Roberts.
Midis këtyre Richard Madden, protagonist i “Bodyguard”, regjisori George Clooney që interpreton në miniseritë e Catch-22 dhe më pas Emma Stone, ylli i “Maniac” dhe Pamela Adler në drejtimin e “Better Things”. /abcnews.al